Home

Ndërtimi i të dhënave gjeologjike dixhitale hapësinore në mënyrë që të gjenden, të hapen dhe të përdoren më lehtë


OneGeology -Europe synon të krijojë të dhëna dinamike të hartës gjeologjike dixhitale për Europën. Ajo do të japë një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e INSPIRE – p.sh. në zhvillimin e sistemeve dhe protokolleve për të mundësuar më mirë zbulimin, shkarkimin, paraqitjen dhe shpërndarjen e të dhënave gjeologjike hapësinore kryesore të Europës.


OneGeology-Europe do të menaxhojë licensimin dhe faqet shumëgjuhëshe të përhapjes së njohurive gjeologjike dhe do të paraqesë shembujt praktikë më të mirë të shpërndarjes dhe zbatimit të të dhënave gjeologjike hapësinore në sektorët publike dhe privatë.


OneGeology-Europe është një degë e mirëfilltë e iniciativës së global OneGeology dhe konsiston në një tërësi studimesh gjeologjike Europiane dhe përfaqësuesish nga komuniteti përdorues.


Iniciativa është vërtet shumëplanëshe dhe shumëkombëshe.


Qëllimi


Të dhënat gjeologjike janë thelbësore për shoqërinë. Aktiviteti i guroreve, i vullkaneve, i përmbytjeve, i radon-it, i akuifereve nëntokësore, i fundosjeve/shkarjeve të tokës/qëndrueshmërisë së shpateve dhe i ndotjes ndikon tek të gjithë. Paraqitja e të dhënave në hapësirë (p.sh. në një hartë) do t’i japë mundësinë të gjithëve t’i shohin më lehtë raportet shpesh komplekse të shkëmbinjve dhe rezervave që gjenden në Europë.



Dobitë


OneGeology-Europe do bëjë që të dhënat gjeologjike hapësinore të nxjerra nga studimet gjeologjike Europiane të gjenden dhe të hapen lehtësisht. Kjo jo vetëm që do t’i japë mundësinë kërkuesve, këshilluesve, ambjentalistëve, industrive të ndërtimit dhe ujit, ndërtuesve të banesave, projektuesve dhe qeveritarëve lokalë, rajonalë e qendrorë të marrin vendime duke qenë më të informuar mbi burimet që ndodhen në Europë, por gjithashtu do t’ju japë mjetet për të zbuluar pikërisht atë që gjendet nën këmbët tuaja!


OneGeology-Europe do t’i japë Europës mundësinë të luajë një rol drejtues brenda iniciativës së global OneGeology.



image1
image2
image3
image4
image5
image6
image7
image8